Mbërrin llava e mbeturinave nga Kosova, mbulohet Kukësi
Mbërrin llava e stërmadhe e mbeturinave nga Kosova në liqenin e Kukësit. Sipërfaqe të tëra me ambalazhe, mbeturina ushqimore, detergjentë, shiringa dhe ilaçe enden si ishuj nëpër ujërat e tij.
KUKES / JONUZ HALLAÇI
Një fenomen i tillë përsëritet sa herë që ka reshje dhe prurjet e mëdha marrin me vete mbetjet nga qytetet fqinjë të Kosovës, jo vetëm urbane, por dhe ato spitalore. Tashmë që liqeni është pothuajse në maksimalin e tij, 294 metra mbi nivelin e detit është rikthyer dhe shqetësimi për banorët e Kukësit. Kryesisht ata që jetojnë përreth liqenit pohojnë se, gjendja përkeqësohet kur në muajt e verës ujërat thahen dhe mbesin vetëm mbeturinat. Rrezikshmërinë e këtyre mbeturinave e paralajmërojnë dhe autoritetet e shëndetësisë në rreth. Neritan Biba, shef i higjienës dhe epidemiologjisë pranë Drejtorisë së Shëndetit Parësor në Kukës pranon rrezikun e banorëve nga ndotja. "Ne kemi konstatuar ndotjen në liqen nga ana fizike dhe konkretisht kemi vërejtur hedhjen e shumë materialeve plastike, si: shishe, qese, por aty ka dhe kimikate të ndryshme, si: mbeturina spitalore, shiringa të përdoruara apo shishe medikamentesh. Do bëjmë dhe analizën për ujin, prej nga do të mësojmë nivelin e saktë të ndotjes. Paraprakisht mund të them se ato paraqesin rrezikshmëri përderisa nuk është bërë grumbullimi dhe asgjësimi i tyre", pohon Biba. Por, ata që janë më afër epidemisë nga ndotja e liqenit janë fëmijët, të cilët jo vetëm luajnë në brigjet e tij por nuk ndalen dhe në prekjen e mbeturinave. Këtë fakt e paralajmërojnë dhe mjekët infeksionistë në spitalin e qytetit të Kukësit. Liqeni i Kukësit lag jo vetëm rrethinat e qytetit, por dhe fshatrat Breglumë, Bushat e Gostil. Mbeturinat vijnë kryesisht nga rajoni i Rrafshit të Dukagjinit, nga qytetet e Pejës, Gjakovës e Prizrenit si dhe rrethinat e tyre, nëpërmjet rrjedhës së Drinit të Bardhë dhe më pak nga prurjet e Drinit të Zi nga Maqedonia, ndërsa fare pak mbetje janë me origjinë nga Kukësi. Problemi shqetësues për banorët e qytetit verilindor është ngritur nga autoritetet e Kukësit edhe në Kosovë, por nuk ende një reagim apo disiplinim për hedhjen e mbeturinave në lumë. Këto mbetje, sipas specialistëve jo vetëm ndikojnë në ndotjen e liqenit dhe të ambientit përreth, por dhe për dëmtimin e vetë faunës nënujore. Liqeni i Kukësit është tepër i frekuentuar gjatë verës nga banorët, të cilët e shfrytëzojnë për plazh, si të vetmin burim ujor në këtë zonë, e në pamundësi për të udhëtuar drejt bregdetit.