Edhe 20 ditë kohë për reformën zgjedhore

Parlamenti miratoi sot me 117 vota pro vendimit “për vijimin e punës së komisionit të posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore deri më datën 12 korrik 2012".
Sipas pr/vendimit "me propozim të dy kryetarëve të grupeve parlamentare, PD dhe PS, Kuvendi vendosi vijimin e punës së komisionit deri më 12 korrik 2012". Zyrtarisht mandati shtesë i komisionit për reformën zgjedhore përfundoi më 15 maj, por palët nuk kanë rënë ende dakord për dy çështje: kompozimin e KQZ-së dhe procesin e ankimimit.
Partia Demokratike duke përshëndetur vendimin, theksoi se ka vlerësuar punën serioze të bërë deri sot nga palët në reformën zgjedhore dhe “ka bindjen e plotë se, në rast se ekziston vullneti politik, kjo reformë mund të përfundojë brenda afatit të kërkuar nga palët”.
“Partia Demokratike sqaron shqiptarët se deri sot, në frymën e kompromisit ajo ka miratuar me dhjetëra propozime të paraqitura në Komision nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste për adresimin e rekomandimeve të ODHIR-it dhe është e vendosur në këtë frymë të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve të mbetura për shqyrtim. Partia Demokratike uron që edhe pala tjetër ta realizojë, sepse konsensus do të thotë lëshim dhe jo bllokim, dhe se nuk do të përdorë afatin shtesë, për bllokim shtesë”, tha zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi.
Më tej thuhet se kryeministri Berisha fton z. Rama që krahas punës së komisioneve për reformën zgjedhore dhe atë të rregullores së Parlamentit, le t’ju kërkojmë anëtarëve të byrosë parlamentare të vendosin me përparësi në rendin e ditës heqjen e imuniteteve për zyrtarët tanë.
“Ky do të ishte mesazhi më i shkëlqyer që forcat tona politike do t’ju dërgonin zgjedhësve të tyre dhe mbarë qytetarëve shqiptarë dhe miqve e partnerëve tanë kudo që janë, që presin me të drejtë dhe padurim këtë vendim tejet, tejet të rëndësishëm për të ardhmen e tyre evropiane”, thuhet më tej. /Start/
2012-06-21 17:51