Edhe 6 muaj kohë për rilicencimin e subjekteve
08/01/2009 Qeveria vendos për firmat e ndërtimit
Këshilli i Ministrave vendosi dje zgjatjen e procesit të rilicencimit të subjekteve ndërtimore deri më 30 qershor të vitit 2009. Zgjatja e afatit kohor për rilicencimet propozohet për të mos penalizuar subjektet ndërtimore, si dhe për të vlerësuar punimet e kryera prej tyre në katër vjetët e fundit. Kjo përcaktohet në ndryshimet që iu bënë vendimit të qeverisë “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari në ndërtim”. Në relacionin që shoqëron projektvendimin thuhet se nga të dhënat e regjistrit themeltar të subjekteve juridike rezulton se rilicencimi është kryer për rreth 45 % të subjekteve që disponojnë licenca të vlefshme sipas kritereve të mëparshme. “Ky moskompletim ka ardhur si rezultat i mosaplikimit të këtyre subjekteve për të kryer rilicencimin brenda aftit të përcaktuar në fund të nëntorit”, - thuhet në relacion. Sipas tij, deri në muajin dhjetor 2008 është arritur të kryhet rilicencimi sipas kritereve dhe procedurave të reja të kategorizimit dhe klasifikimit të 850 subjekteve ndërtimore juridike