E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe 6 raste të reja me A/H1N1

Sipas Institutit të Shëndetit Publik numri i të prekurve me viroza stinore ka arritur në 15 mijë raste, por vetëm një pjesë e vogël prej tyre janë të prekur nga virusi A/H1N1.

Pavarësisht se trendi i infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme paraqet 8 % rritje krahasuar me një javë më parë, epidemiologët e konsiderojnë situatën e virozave gripale në rang vendi brenda aktivitetit normal sezonal.

Ndërkaq, vërehet se ashtu si në sezonin e kaluar, pacientët me grip prej virusit A i përkasin grupmoshës madhore të mesme 45-59 vjeç, si dhe grupmoshës madhore të vonshme mbi 60 vjeç. Ndërsa, rastet me virusin B i përkasin grupmoshave 15-24 vjeç dhe 25-44 vjeç.

Bazuar në të dhënat, rastet e prekura të konfirmuara me virusin A H1N1 deri tani janë mesatare, ndërsa pjesa më e madhe  e mostrave janë marrë nga spitali infektiv në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. Mosha mesatare e rasteve të dyshuara ka qenë nga 15 deri 45 vjeç. Pavarësisht rasteve të konfirmuara, apo dyshuara, për këtë sezon me virusin A H1N1, autoritetet shëndetësore theksojnë se nuk ka arsye për panik në popullatë. /Start/

                                                                                             2011-01-31 10:14
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›