"Gërdeci", dorëhiqen avokatët e Delijorgjit, dështon seanca

Ashtu sikurse edhe në shumë raste të tjera, seanca u shty për shkak të avokatëve.
Gjatë seancës së sotme, avokatët Maks Haxhia dhe Elira Kokona bënë një deklaratë para trupit gjykues sipas të cilëve kërkesat e tyre ishin hedhur vazhdimisht poshtë.
Për këtë arsye, ata kanë vendosur të dorëhiqen nga mbrojtja për Mihal Delijorgjin. Avokati i ri është caktuar Gëzim Veleshnja, i cili gjatë seancës së sotme kërkoi të njihej me dosjen e të pandehurit. Për këtë arsye, ai kërkoi shtyrjen e seancës për të pasur më shumë kohë. /S.Ll/Start/
2011-01-31 13:27