21 janari, policia prangos vëllezërit durrsakë
TIRANE- Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Tiranë në kuadër të aksionit të policisë për evidentimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprime të dhunshme gjatë demonstratës së 21 Janarit.
Bazuar në infomacionet e grumbulluara, si dhe në materialet filmike, Policia e kryeqytetit arrestoi në fundjavë Fetah dhe Arjan Mataj, dy vëllezër nga Durrësi. Ata akuzohen se gjatë protesës së 21 Janarit, kanë goditur me sende të forta punonjësit e policisë që ishin në krye të detyrës për mbarëvajtjen e protestës, si dhe ruajtjen e Rendit dhe Sigurisë Publike.
Ndërkohë, që për veprime të dhunëshme gjatë protestës, në gjendje të lirë do të ndiqet edhe 19 vjeçari nga Tirana Altin Koçeku, i proceduar më parë për “vjedhje”.
Ne demonstratën e 21 janarit mbetën të vrarë 3 demonstrues, ndërsa u plagosën dhjetra të tjerë. Po më 21 janar policia arrestoi 113 persona, ndërsa operacioni vazhdoi dhe në ditët pas 21 janarit.
(s.g/BalkanWeb)