E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe 7 ditë për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës

Pas padisë së re të Partisë Socialiste, Kolegji Zgjedhor ka vendosur që vendimi të jepet më 3 qershor.

Vendimi është marrë sot pas përzgjedhjes së trupit gjykues brenda 8 anëtarëve të Kolegjit, ku relator është përzgjedhur Tom Ndreca. Shtyrja e seancës u bë gjatë ditës së sotme, pasi Kolegji Zgjedhor vendosi që paditë e Partisë Socialiste kishin të njëjtat argumente dhe mund të procedoheshin veçmas.

Nga ana e saj, PS-ja vendosi të depozitonte një kërkesë/padi të re ku të përfshihej edhe kërkesa për shfuqizimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 23 maj për shpalljen e rezultatit përfundimtar në Tiranë. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-27 12:24
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›