Kolegji shtyn seancën për padinë e dytë të PS-së

Kolegji Zgjedhor ka deklaruar shtyrjen e seancës pasi në përgatitjen e padisë nuk janë ndjekur procedurat e duhura. Kolegji pretendon se dy ankimimet e PS-së mbajnë të njëjtin argument dhe mund të bashkohen në një çështje të vetme.
Pas kësaj, Partia Socialiste ka hequr dorë nga padia e bërë, duke kërkuar një padi të re dhe më plotë ku do të përfshihet edhe vendimi përfundimtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rezultatet në Tiranë që mban datën e 23 majit. Atë ditë, KQZ-ja miratoi orët e vona të mbrëmjes tabelat përfundimtare për kryeqytetin ku shpallej fitues kandidati demokrat Lulzim Basha me 81 vota plus.
Por, në betejën që po vijon në Kolegjin Zgjedhor, socialistët duket se po shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të rrëzuar vendimin e KQZ-së. Përfaqësuesit e Komisionit Qendror u shprehën se vendimi i datës 18 maj ishte në parim dhe nuk kishte fuqi juridike. Avokati i PS-së në Kolegjin Zgjedhor tha pas takimit, se në kërkesë-padinë e re do të përfshihen dy vendime të KQZ-së, të miratuara vetëm nga 4 anëtarët e djathtë në këtë komision.
“Në mbledhjen e sotme, PS paraqiti një padi më të plotë, ku përveç kërkesës për pavlefshmërinë e aktit normativ që KQZ mori në datën 18 maj për numërimin e fletëve për kryetarin e bashkisë në kutinë e gabuar është shtuar edhe kërkesa për pavlefshmërinë e vendimit të KQZ-së të datës 23 maj për ndryshimin e tabelave të rezultateve për Tiranën. Dhe meqë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor gjykuan qe nuk ishte vendi për t’i bashkuar, vendosem të tërhiqeshim. Presin shortin që përcakton trupin gjykues dhe datën se kur do të shqyrtohet”, tha avokati Eno Bushi. Tashmë pritet të hidhet shorti për përzgjedhjen e trupit gjykues për këtë çështje nga 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor.
Mbledhja për padinë e dytë të opozitës nisi sot në orën 10:00 ashtu sikurse ishte paralajmëruar. Një ditë më parë, Kolegji pushtoi çështjen për KZAZ-në 49 në Tiranë, ku i kërkohej KQZ-së të shpallte një rezultat paraprak. /Saimir Lleshi/Start/
2011-05-27 10:52