E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisariati i Gjirokastrës me drejtues të ri

Në krye të këtij komisariati ka ardhur kryekomisar Neritan Islamukaj, i cili zëvendëson në këtë detyrë, Hasan Hasanajn, i liruar nga detyra dhe nga Policia e Shtetit me kërkesën e tij për arsye familjare.

“Komisari i ri Islamukaj deri tani mbante detyrën e specialistit për Menaxhimin e Personelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit", bën të ditur burime nga kjo polici.

Prezantimi është bërë nga drejtori i Policisë së Qarkut, Drejtues i Parë Emri Vata, i cili ka kërkuar shumë bashkëpunim dhe angazhim nga strukturat e drejtorisë dhe komisariatit për të mbështetur shefin e ri të komisariatit. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-27 14:48
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›