E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne Lezhe ne banesen e Gjon Frrokut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Barbulloje të komunës së Kolshit në Lezhë.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit është vënë një lëndë eksplozivi në banesën e shtetasit Gjon Frroku. 50-vjeçarit i është vënë lënda shpërthyese në afërsi të derës së kuzhinës, në pjesën verilindore.

Lënda eksploziv e cila ka shpërthyer, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërkohë që nuk ka patur viktima, si dhe të lënduar.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendgjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›