E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe AI dënon sulmin ndaj “Kosova 2.0”

Amnesty International ka dënuar sulmin kundër ngjarjes së organizuar nga gazeta “Kosova 2.0” më 14 dhjetor në Prishtinë.

Organizata për të drejtat e njeriut u bën thirrje autoriteteve që të kryejnë hetime të menjëhershme, të plota dhe të paanshme.

Ngjarja, e cila është ndërprerë me dhunë nga një grup protestuesish, ka pasur për qëllim të promovojë numrin e ri të revistës “Kosova 2.0”, i cili i dedikohej homoseksualitetit në Ballkanin Perëndimor, transmeton Rel.

Amnesty International konsideron se ky incident “është sulm mbi lirinë e shprehjes dhe mbi lirinë e mediave”.

Organizata u bën thirrje autoriteteve kosovare që “të veprojnë fuqishëm kundër diskriminimit bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›