E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët mund të “rrëzojnë” qeverinë e Maqedonisë

Vendimi i Bullgarisë për bllokimin e aspiratave të Republikës së Maqedonisë me NATO është kontraproduktiv, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për gjithë rajonin.

Një gjë të tillë deklaroi njëri nga ekspertët më të mëdhenj të Amerikës për Ballkanin, Janus Bugajski, specialist për Europën Juglindore dhe Qendrore, për studime strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington, transmeton Shqipmedia.

Kjo është një politikë vetëvrasëse, që mund të kontribuojë në destabilizimin e rajonit. Derisa Maqedonia do të jetë e bllokuar për një kohë të pacaktuar në lidhje me anëtarësimin në NATO dhe BE, kjo mund të sjellë deri destabilizimin e vendit. Sidomos në mesin e shqiptarëve ka pakënaqësi të mëdha mbi mungesën e përparimit drejt integrimit europian”, tha Bugajski për BNR.

Sipas tij, “nëse vendet në BE, si Bullgaria, do të vazhdojnë të bllokojnë Maqedoninë, na pret një e ardhme e paparashikueshme”.

“Ka mundësi që qeveria maqedonase të mos “mbijetojë”. Të mundshme janë edhe protestat nga popullata shqiptare në vend. Prandaj, sipas meje, një vendim i tillë është kontraproduktiv jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin”, përfundoi Bugajski./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›