Edhe Al Qaida kundër Assadit

Lideri i Al Qaidës, Ayman al-Zawahri, iu ka bërë thirrje të gjithë myslimanëve në botën arabe që të mbështesin kryengritësit në Siri, të cilët po përpiqen që të rrëzojnë presidentin Baschar Al Assad.
Në një video-xhirim tetë-minutësh të postuar në internet, Al-Zawahri iu kërkoi myslimanëve në Turqi, Irak, Liban dhe Jordani që të ndihmojnë kryengritësit sirianë.
Al-Zawahri po ashtu ka kërkuar nga sirianët që të mos mbështeten në perëndimin apo qeveritë arabe në kryengritjen e tyre kundër "regjimit të dëmshëm dhe kanceroz" të Asaadit.
Al-Zawahri ka marrë udhëheqjen e rrjetit terrorist Al Qaida, pasi që Osama bin Laden u vra nga forcat speciale amerikane në Pakistan, në maj të vitit 2011.