Arrestohet një ish-ministër serb

Ish-Ministri serb i Bujqësisë, Sasha Dragin, u arrestua në Beograd me akuzën e shpërdorimit të detyrës, raportuan mediat vendase të dielën.
Njëkohësisht me të u prangosën edhe shtatë ish-funksionarë e sipërmarrës të tjerë,
Ish-ministri dyshohet se në shpërdorim të detyrës realizoi një shitje të paligjshme të pesticideve minerale, duke dëmtuar buxhetin e shtetit me vlerën e 4,5 milionë eurove.
Dragin konsiderohet si një prej politikanëve më të afër me ish-presidentin Tadiq.
Ai shërbeu ndër vitet 2004-07 në qeverinë rajonale të Vojvodinës, përpara se të merrte detyrën e ministrit të Mjedisit në maj 2007 dhe të bujqësisë, pyjeve dhe menaxhimit të ujërave midis viteve 2008-11./Indeksonline/