E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjashtë flamuj, për gjashtë troje shqiptare të ndara

Në rrethrrotullimin në Fushë Kosovë janë vendosur gjashtë flamuj në gjashtë hapësirat e këtij rrethrrotullimi, duke simbolizuar kështu ndarjen e gjashtë pjesëve të ndara nga populli ynë.

Ky veprim është marrë nga Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Fushë Kosovë, e cila i ka vendosur këta flamuj me rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit dhe 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

“Në këtë mënyrë në formë simbolike flamujt u vendosën për të kujtuar projektin e shtetit shqiptar, i cili ka mbetur në gjysmë. Të 6 hapësirat, të cilat u mbuluan me flamuj kombëtarë të përmasave të mëdha përfaqësojnë 6 pjesët e ndara të popullit tonë nga shteti shqiptar”, është shprehur qendra e Fushë Kosovës e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Më shumë se sa në mënyre festive, sot bëmë thirrje për bashkim kombëtar nga vendi ku më parë ishte një qendër e nacional-shovenizmit serb, pra nga Fushë Kosova, e cila në shumë raste ishte edhe pikënisje e projekteve famëkeqe serbe kundrejt popullit shqiptar”, kanë shkruar më tutje kjo qendër./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›