Italia nuk e lufton racizmin

Ish mesfushori i Juventusit dhe Interit, Patrick Vieira beson se futbolli italian nuk dëshiron të luftojë problemin e racizmit.
36 vjeçari, i cili kaloi pesë vite të karrierës së tij në Itali mes 2005 dhe 2010, ka theksuar se është e pashmangshme që futbollistët e zinj të ofendohen në Itali. “Besoj se Italia nuk dëshiron të luftojë racizmin”, deklaroi zyrtari i Manchester Cityt për The Times.
“Për mua kjo është e qartë. Nuk dua që Anglia të mbërrijë atje ku është Italia, sepse Italisë nuk i intereson fare ta luftojë atë. Si futbollist i zi, nëse shkoni për të luajtur në Itali, ju duhet të prisni se do të ofendoheni në baza racore”, përfundoi ai.