Nasri mundet më mirë

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se mesfushori Samir Nasri mund të luajë më mirë për kampionin e Premierligës.
Nasri ka vuajtur nga disa lëndime që kanë vështirësuar kontributin e tij këtë stinor, por Mancini ka theksuar se pret më tepër nga francezi.
“Mendoj se bëhet fjalë për një top, top futbollist. Dhe, nëse dëshiron, Samir mund të ndryshojë çdo ndeshje. Por, në përgjithësi mendoj se mund të luajë më mirë. Ai ka bërë disa paraqitje shumë të mira për ne, por mund të luajë edhe më mirë sepse i ka të gjitha kualitetet e nevojshme”, deklaroi Mancini.