Edhe Arsenali kërkon Huntelarin
Mediat angleze shkruajnë se e ardhmja e Huntelarit në Milano është e pasigurt dhe drejtuesit e “Topçinjve” e shohin si zëvendësuesin ideal të sulmuesit Robn van Persi, i cili prej një kohe të gjatë vuan nga një dëmtim.Vetë trajneri francez duket i interesuar për ta sjellë hollandez në “Emirates”, megjithëse një problem jo i vogël mund të jetë shuma e transferimit. Përveç Arsenalit janë edhe disa ekipe të tjera të Premier Ligës që po ndjekin situatën e Huntelarit, përfshirë Evertonin, Totenhemin, Uest Hemin dhe Birmingemin.