E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 100 pika karburantesh gjobiten dhe bllokohen

Ministria e Ekonomisë tha në një njoftim të saj, se gjatë një kontrolli me qëllim respektimin e kushteve dhe normave teknike të sigurisë, zotërimin e dokumentacionit ligjor për ushtrimin e aktivitetit, plotësimin e standardeve të cilësisë, janë investiguar shkelje apo parregullsi të ndryshme. Këto inspektime, i janë bërë të ditur ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti. “Ky kontroll u ushtrua ne 300 stacione të tregtimit të karburanteve për automjete, 14 shoqëri të tregtimit me shumicë të gazit të lengëzuar të naftës, 12 shoqëri të tregtimit me shumicë të karburanteve dhe 26 njësi të tregtimit të bombulave”, thonë burime nga METE. Gjatë këtyre kontrolleve, janë bllokuar 80 autogaze, 26 stacione të tregtimit të karburanteve si edhe 105 raste të trajtuara me masë ndëshkimore për gjobë, pasi në këto pika janë hasur shkelje të tepërta në mosrespektimin e kushteve. IQT, ka informuar ministrin Prifti se ka filluar riinspektimi i pikave te bllokuara, duke paralajmëruar subjektet se në rast thyerje të bllokimit, do të propozohet heqja e lejes së veprimtarisë.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›