Kosova afër blerjes së Ambasadës në SHBA
Këtë ndërtesë e ka përdorur si ambasadë Gjeorgjia.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së shpejti do të bëhet me seli të përhershme.
Ministria e Punëve të Jashtme është përcaktuar të blejë një ndërtesë në Washington DC, në rrugën ku janë të vendosura dhjetëra ambasada.
“Po, Ministria e Punëve të Jashtme ka nisë procedurat për blerjen e një ndërtese për Ambasadën e Kosovës në Washington. Objekti ndodhet në rrugën ku janë të vendosura edhe disa ambasada tjera të vendeve të ndryshme”, ka thënë për KosovaTimes.net Artan Behrami, këshilltar për media i ministrit Enver Hoxhaj.
Në anën e majtë të ndërtesës të cilin pritet ta blejë Kosova, ndodhet Ambasada e Greqisë.
Behrami tha se Ministria e Jashtme po planifikon rritjen e numrit të stafit të Ambasadës së Kosovës në Washington.
Deri më tani, Kosova ka blerë vetëm një ndërtesë - për Ambasadën e saj në Bruksel.