ICO: Mbështetet marrëveshja për zgjedhjet serbe në Kosovë

Në këtë kuadër, Kristofer Rouen, nga ICO tha se i përshëndet përpjekjet e bëra nga qeveria e Kosovës “për t’iu ofruar shtetasve serbë banorë në Kosovë, mundësinë për të realizuar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë” dhe ka shtuar se “ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për OSBE-në në lehtësimin e procesit”.
Mëtutje, siç njofton ICO, zoti Rouen ka kërkuar “nga të gjitha palët të sigurojnë se procesi i votimit do të realizohet në atmosferë të sigurtë dhe të qetë” dhe ka theksuar se “aranzhimet e këtilla janë shenjë e funksionimit normal të Kosovës si shtet sovran dhe është për të mirën e komunitetit serb në Kosovë”.
Zyrtari i lartë i Zyrës Ndërkombëtare Civile, Kristofer Rouen, ka shfaqur shpresën se “qeveria do të vazhdoj ta forcoj raportin e saj me shtetasit serbë të Kosovës”.