E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, gjatë grabitjes së bankës vritet arkëtarja dhe plagoset punonjësi i sigurisë

Foto ilustruese

Një person ende i paidentifikuar gjatë grabitjes së një banke në Tiranë ka qëlluar me armë zjarri rojen dhe arkëtaren e një filiali të një banke të nivelit të dytë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Xhamlliku.

Grabitësi ka qëlluar me armë zjarri arkëtaren Leonora Kaloçi. Mësohet se ajo ka bërë rezistencë duke mos pranuar që ti dorëzojë paratë. Kjo ka bërë që grabitësi të përdorë armën.

Pak minuta pas plagosjes, arkëtarja ka ndërruar jetë në spital ndërsa roja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga policia bëhet e ditur se grabitësi është larguar duke marrë me vete dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Në polici janë shoqëruar punonjës të bankës si dhe dëshmitarë të cilët mund të japin informacion lidhur me këtë ngjarje. /F.S/

(vijon)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›