E Diel, 1 Nëntor 2026

Galiani: Nuk kemi frikë nga Barcelona

Çështja Tiago Silva ka irrituar tifozët e Milanit, të shqetësuar për mungesën e tij me Barcelonën. Por Adriano Galiani mbron zgjedhjen e Alegrit për ta aktivizuar me Juven dhe Romën. Galiani nuk e mendon kështu, por presidenti i ardhshëm Silvio Berluskoni (pritet të rikthehet në këtë detyrë në prill), është inatosur vërtet për dëmtimin.

Të humbasësh Tiago Silvën për sfidën me spanjollët dhe thuajse të gjithë fundin e sezonit, mund ti kushtojë shtrenjtë Milanit, i impenjuar në Champions dhe në luftën për titull kundër Juventusit.Nuk ka asnjë zhgënjim, janë rreziqe të këtij profesioni, thotë administratori i deleguar kuqezi. Milani luan gjithnjë me formacionin më të mirë, nuk aplikon rotacion për filozofi të klubit në Champions, në kampionat dhe në fazën finale të Kupës së Italisë.

Përpiqemi të respektojmë çdo veprimtari. E dinim që kishte një problem dhe ndërkohë bëri një nxemje edhe Zambrota. Tiago Silva dukej në rregull, pastaj ndodhi një dëmtim dhe po flitet për të. Por asnjë nuk e di që Ibrahimoviç luajti me dhimbje në mes: nëse do ta kishim mbajtur jashtë, ndoshta nuk do të kishim fituar. Tashmë mendimi i parë shkon te sfida e nesërme në San Siro kundër Barcelonës për çerekfinalen e parë të Championsit.

Ka nisur tashmë numërimi së prapthi, do të jetë një ndeshje e madhe, por ne jemi mësuar me sfida të tilla. Jemi mësuar të luftojmë sikundër po ndodh edhe në kampionat. Vitin e shkuar luftonim me Interin, këtë vit me Juven, kemi sfida të vështira, por ne jemi gjithnjë në krye.Rëndësi ka që të mbahet skuadra gjithnjë në formë, pastaj fitohet, humbet dhe barazohet, por rëndësi ka që të jemi gjithnjë aty ku duhet.

Më mirë të mos pësojmë gol? Më mirë është që gjithnjë të fitojmë, me Barcelonën kemi luajtur gjithnjë, në dy ndeshjet e fazës në grupe do të kishte përfunduar 4-4, plus një 11-metërsh, që sipas mendimit tim ishte i dyshimtë.

Është e vërtetë, Barcelona është skuadra kampione në fuqi dhe luan futbollin më të mirë në botë, ndaj nuk ishim me fat në short, por jam i sigurt se edhe ata e cilësojnë veten jo me fat që kanë gjetur në rrugën e tyre Milanin. /Sporti Shqiptar/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›