SHBA-Britani, lobim kundër Serbisë në OKB
Sipas të përditshmes serbe “Blic”, e cila u referohet burimeve diplomatike, Klinton dhe Haug u kanë dërguar letër kryetarëve të mbi 50 shteteve, midis të cilëve edhe atij kinez, ku u kërkojnë që të mos e votojnë rezolutën e Serbisë për Kosovën.
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me kërkesë të Serbisë ka shqyrtuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe ka konstatuar se ajo nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Prandaj votimi pro kësaj rezolute do të ishte fare i pakuptimtë”, thuhet mes të tjerash në letër.
Aty nënvizohet gjithashtu se rezoluta duhet të mos miratohet edhe për faktin se e ardhmja e të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë, është në Bashkimin Evropian. Përveç kryediplomates amerikane dhe atij britanik, në lobimin kundër rezolutës serbe janë përfshirë edhe ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kushner si dhe ai i Arabisë Saudite.
Sipas “Blic”, Beogradi ka marrë premtime nga 50 shtete për të votuar rezolutën e tij, kurse pala tjetër ku përfshihet SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca dhe Arabia Saudite, kanë marrë mbështetjen e 65 vendeve të cilat kanë premtuar të votojnë kundër rezolutës së Serbisë. Një numër tjetër shtetesh kanë deklaruar se do të abstenojnë.