Edhe City i interesuar për Maicon

Mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon, është në vëzhgimin edhe të Manchester Cityt, në mesin e shumë klubeve të famshme evropiane. 27-vjeçari, i cili kaloi një sezon të shkëlqyeshëm te kampioni i Italisë, ka tërhequr interesimin e Real Madridit dhe Chelseat. Së fundi interesim për brazilianin ka shprehur edhe Mancehster City, dhe duhet se ai mund të jetë pjesë e një marrëveshje shkëmbimi ku do të përfshihet edhe mesfushori Elano.
"Maicon është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë. Do ta përjashtoja Manchester United si ekipin e tij të ardhshëm, por e di se City ka bërë ofertë për të", ka thënë agjenti i lojtarit, Antonio Caliendo për Gazzetta dello Sport.