E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbreti Huan Karlos: Ismail Kadare, një klasik i nivelit universal

Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka marrë urimet dhe vlerësimet më të mira nga personalitetet më të larta të Mbretërisë së Spanjës, vetëm pak orë pasi fitoi Çmimin e madh spanjoll "Princi i Asturias për Letërsinë" (Prince of Asturias Award for Letters), mes 31 autorëve të nominuar nga 25 vende të botës, ndër të cilët dhe shkrimtari çek Milan Kundera.
Mbreti Huan Karlos dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës, Kryeministri Hose Luis Rodriguez Zapatero dhe Felipe, Princi i Asturias, emrin e të cilit mban dhe ky çmim një ndër më prestigjozit në botë, i kanë dërguar shkrimtarit shqiptar nga një letër urimi, ku shprehin dhe vlerësimet e tyre mbi veprën e tij, për të cilën fitoi dhe çmimin Princi i Asturias për Letërsinë 2009. "Ju përcjellim urime dhe pergëzime të thella për marrjen e çmimit Princi i Asturias në Letërsi për vitin 2009", shkruajnë Mbreti Huan Karlos dhe Mbreteresha Sofia e Spanjës, në letrën dërguar shkrimtarit të madh shqiptar, vepra e të cilit është përkthyer në rreth 40 gjuhë të botës. Duke shprehur urimet me të sinqerta për marrjen e çmimit Princi i Asturias, Kryeministri Zapatero shkruan se "ky çmim është vlerësim i veprimtarisë tuaj të jashtëzakonshme, që ka arritur të bashkojë traditën letrare dhe filozofike të botës helene (greke), me një kompromis të thellë me të tashmen dhe shoqërinë në vendin tuaj, Shqipërinë, dhe përmes saj me gjithë Europën".
Kadare, i pari shkrimtar shqiptar që fiton çmimin Princi i Asturias për Letërsinë, është cilësuar nga juria e këtij edicioni si narator, eseist dhe poet, që përfaqëson majën e letërsisë shqiptare."Pa harruar rrënjët e tij, Kadare ka kalur kufijtë për t´u ngritur si një zë universal mbi totalitarizmin. I konsideruar si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj europianë të shekullit të XX, veprat e tij janë përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë", ka vlerësuar juria e ngarkuar për dhënien e këtij çmimi, në Oviedo. Në radhën e kandidatëve që synonin vlerësimin me këtë çmim ishin shkrimtarë nga Argjentina, Belgjika, Kanadaja, Kuba, Republika Çeke, Franca, Holanda, Hungaria, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja, etj. Juria vlerësoi si më të mirën veprën e Kadaresë, mes shkrimtarëve si Milan Kundera, italia

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›