E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Ilir Deda tërhiqet nga Presidenca

Kabineti i presidentes, Atifete Jahjaga, mbetet edhe me një këshilltar më pak. Ilir Deda nuk është më këshilltar i lartë politik i Jahjagës.

Pos që kishte qenë këshilltar politik i Jahjagës, politikani Deda kishte mbajtur edhe postin e shefit të stafit të presidentes së Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Kohavisionin vetë Deda.

I pyetur për këtë çështje nga KTV-ja, ai ka deklaruar se i ka përfunduar kontrata në Presidencë. “Të dy palët jemi marrë vesh dhe jemi pajtuar për mosvazhdimin e kontratës më tej”, ka deklaruar ai.

Për ndryshe, në zgjedhjet e fundit parlamentare, të vitit 2010, Deda kishte qenë njëri nga bashkëthemeluesit e partisë Fryma e Re, e cila nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor për të hyrë në Kuvend.

Edhe Qëndrim Gashi nga partia FER kishte qenë këshilltar i presidentes, por muaj më parë është larguar nga ky post. /KosovaTimes/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›