Edhe Italia si Greqia?
Në radhë të parë këto radhë nuk kanë të bëjnë me kampionatin evropian të futbollit, as me formën e dobët të Italisë dhe as me lamtumirën e kampionëve me futbollin më të çuditshëm në historinë e kampionatit. Megjithatë, ia vlen që të niset nga sporti dhe konkretisht nga futbolli...
Sikur Silvio Berluskoni të merrte në konsideratë sa shqiptarë janë tifozë të Milanit, por edhe të Italisë, sikur të vlerësonte edhe një herë miqësitë personale që ka me ish-kryeministrin Nano dhe Kryeministrin Berisha, sikur të mendonte pozitën e vendit të tij si investitori më i madh në Shqipëri etj. etj., do t’u jepte fund retorikave kundër emigrantëve që kanë përfshirë Italinë.
Berluskoni ka qenë edhe më parë në krye të qeverisë italiane dhe duhet thënë e drejta që ka punuar për forcimin e marrëdhënieve dhe ka qenë ndër mbështetësit kryesorë të integrimit të vendit tonë. Por, gjithë kjo valë në herën e tretë të pushtetit të tij, duket e pazakontë dhe e pavend.
E para, sepse emigrantët shqiptarë në Itali, me gjithë rastet ekstreme që duhen dënuar, gjithsesi kanë punuar dhe kanë qenë shumë herë më mirë se në vende të tjera dhe shumë herë më mirë se gjendja e shqiptarëve në Greqi. Ka edhe që qahen nga Italia (ne qahemi më shumë edhe nga vendi ynë!) por në thelb, ajo ka qenë shumë ndryshe për 300-500 mijë shqiptarët që kanë punuar dhe jetuar aty ndër vite.
Por, rasti i sulmit ndaj një artisti shqiptar, Kledi Kadiut, nxori në pah atë që fle thellë në pjesën më të errët të shpirtit: Mos-suportimin e tjetrit! Sigurisht, këtë grekët e përjetuan dhe e përjetojnë gjatë 5 viteve të fundit, kur tashmë shqiptarët shkonin e vinin jo më nga mali e me autobusë të shkatërruar, por me autoveturat e tyre, me familjet, me prokopi e katandi. Pra, hallexhinjtë e dikurshëm ishin konvertuar në qytetarë evropianë, që i bënin mirë edhe Greqisë/Italisë me punën e tyre, por mbi të gjitha Shqipërisë.
Italia duket se e ka kapur me vonesë këtë. Ardhja e të djathtës në pushtet, rinxori në treg retorikën e Ligës së Veriut dhe qarqeve të tjera ultra-nacionaliste dhe politika nisi të flasë. Por tani duhet një qëndrim i qartë i zotit Berluskoni kundër këtij fenomeni, që do ta vendosë edhe Italinë në rangun e Greqisë, pra, si shtetin më abuzues me të drejtat e emigrantëve. Të mos harrojmë se janë këta shqiptarë që kanë punuar dhe punojnë duke qenë kontributorë në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit.
Vetëm një ditë më parë, Papa Benedikti i 16-të përshëndeti qytetarët e Brindisit dhe dha mesazhin e qartë: “Ju që i pritët këta njerëz, jeni të detyruar të silleni dhe të bashkëjetoni mirë me ta!” Kërkesa e tij vjen pikërisht në një kohë kur gjakrat janë nxehur dhe të gjithë emigrantët, qoftë të ligjshëm apo aq më keq, të paligjshëm, ndihen të frustruar dhe të frikësuar.
Italia duhet të vazhdojë të jetë një shembull për sa i përket trajtesës së emigrantëve. Kjo në radhë të parë sepse është një ndër kombet liderë të Unionit Evropian. E dyta, sepse Italia ka pasur dhe ka historikisht marrëdhënieve shumë të mira më Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe pa dyshim, shqiptarët e vlerësojnë këtë qoftë duke bërë thjesht tifo, qoftë duke mësuar gjuhën dhe duke admiruar kulturën e këtij vendi, Që edhe Italia, të mos bëhet si Greqia... por e kundërta.