Identitete të dyzuara? Mbi zviceranët turq, gjermanët polakë dhe raste të tjera
Pa festim dhe me pak emocione. Lukas Podolski shënoi golin e parë për Gjermaninë. Më vonë kundër Polonisë, vendlindjes së tij shënoi edhe golin e dytë. Normalisht, ai gëzohet shumë kur shënon. Po kësaj radhe? Asgjë!
Brenda një sekonde e kaluara polake përzihet me të tanishmen gjermane dhe shkaktojnë një mungesë orientimi tek lojtari dhe shikuesit. Ai shënoi të dy golat, por dukej sikur e ndiente veten fajtor. Dhe me të vërtetë, një gazetë polake pyet: "Lukas, si munde ta bësh këtë?"
A do të thotë kjo se lojtari me stemën gjermane në gjoks mund të inkuadrohet vetëm në disa lojëra dhe në të tjerat jo? A është ai lojal? Brendësia e konfliktit të lojalitetit të Podolskit ka diçka autentike, sepse fëmijëria dhe rinia janë kohëra që lënë shumë mbresa në krijimin e personalitetit. Ai nuk duhet të heqë dorë nga fakti se luan për Gjermaninë, ndërsa në damarët e tij rrjedh gjaku polak. Futbollistët me prejardhje emigrantësh mund të jenë ndoshta edhe më të motivuar në fanellën e Gjermanisë, se sa ndonjë Myler apo Majer.
Nga historia mund të mësojmë se ata që janë larguar nga vendlindja, shpesh janë edhe më të motivuar për punë. Kjo vlen edhe për futbollin. Miroslav Klose, Oliver Nojvil, Mario Gomez janë vetëm tre ndër ta. Në Zvicër kemi lojtarët si Murat Jakin apo Valon Behrami. Në kombëtaren austriake gjejmë disa emra kroatë, ndërsa në atë franceze shumë lojtarë me prejardhje afrikane. Multikulti në futboll kaherë është bërë normalitet, si në ekipe, ashtu edhe në kombëtare. Shembull i mirë për integrimin e suksesshëm.
Por edhe më shumë: sporti po globalizohet së bashku me ekonominë. Trajneri i Rusisë është holandezi Hiding, bashkëkombasi i tij Benhaker është në bankën e Polonisë, ndërsa babai i suksesit në Greqi, quhet Oto Rehagel. Shkurt e trup: aftësitë shfrytëzohen gjithandej dhe jo vetëm brenda kufijve kombëtarë. Ndjenjat e dyzuara të futbollistëve janë normale. Ata që bartin fanellën e Gjermanisë dhe kanë rrënjët diku tjetër, përfaqësojnë një pjesë shumë të rëndësishme të kësaj shoqërie. Ndërsa kombëtarja gjermane është pjesë e saj.