Rrëfeht Dick Marty:Nuk kriminalizoj Thacindhe luftën e UCK-së
ZVICER- Rrëfimi befasues i Dick Martyt. Me këtë titull cel intervistën ekskluzive portali shqiptar në Zvicër me personin më të lakuar deri tani në median mbarëshqiptare Dick Marty për shkak të akuzave të rënda të hedhura prej tij ndaj kryeministrit kosovar Hashim Thacit dhe UCK-së për trafik organesh. Në këtë intervistë Senatori distancohet dhe denoncon para shqiptarëve atë që ai e cilëson instrumentalizim të raportit të tij.
Shkrimi nis me një biografi i të shkurtër të Martit. Ai parapëlqen veçanërisht dosjet e ndjeshme, siç ka qenë për shembull raporti mbi burgjet sekrete të CIA-s, i bërë publik më 2006.
Ndërsa flet për raportin e trafikut të organeve Marty thotë se nuk ka qëllim të kriminalizoj një komb. E vërteta mund të shkaktojë dhimbje thotë Marty - por cdo akuzë duhet hetuar”. Më tej raportuesi i KE argumenton se raporti i tij nuk njollos luftën e UCK-së por ka qenë kritik vetëm për disa aspkete të saj. Jo rrallë sipas tij raporti është keqintepreruar.
“Nëse e lexoni me kujdes raportin tim, unë nuk them në asnjë rast se Z. Thaçi është i implikuar drejtpërdrejt në një trafik organesh, por them se njerëz shumë të afërt të Z. Thaçit janë të implikuar. Pra, është e vështirë të mendosh se ai nuk ka dëgjuar kurrë për to. Për ndryshim nga zonja Karla del Ponte, unë saktësoj shumë aspekte. Nuk them se bëhet fjalë për qindra transplantime të paligjshme. Flas vetëm për një grusht rastesh”, thotë Marty në këtë intervistë.
Ai shfaqjësohet se raporti iu caktua dhe se përveç telasheve nuk i ka sjellë asnjë përfitim. Duke thënë se nuk është anti-shqiptar, e madje duke e prezantuar veten si një admirues të Kadaresë, Marty thotë se dëshiron të korigjojë disa përshtypje të gabuara që ka dhënë raporti i tij.
“Nuk kam patur për qëllim të kriminalizoj një bashkësi. Dhe as nuk e vë më në diskutim pavarësinë e Kosovës”, thotë ai.
I pyetur mbi dëshmitë në të cilat e ka bazuar raportin, Marty shprehet se me shumicën prej tyre ka biseduar personalisht, ndërsa detyra e tij është denoncojë që më pas të kryhen hetime nga të tjerë.
Sipas tij, reagimet kanë qenë të tepruara dhe se 99.9% e atyre që kanë folur nuk e kanë lexuar të plotë raportin për të cilin ai kërkon një përkthyes profesionist që ta paraqesë para shqiptarëve.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rrëfeht Dick Marty: Nuk kriminalizoj Thacin dhe luftën e UCK-së