E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk mendon për rikthim në Angli

Nga Express më 19 janar 2011 në ora 19:15

Është rikthyer në Arsenal për të stërvitur në periudhën kur kampionati amerikan është në pushim.

Ylli i ekipit NY Red Bulls, Thierry Henry, insiston se nuk do të kthehet për të luajtur me fanellën e klubit londinez, ashtu siç paralajmëronin mediet angleze.

“Jam këtu vetëm për ta ruajtur formën. Kam shumë shokë dhe kjo në Londër është qendra më e mirë sportive. Mirëpo, këtu është ritmi shumë i shpejtë, vrapojnë mjaft shpejt për standardet e mia aktuale. Për këtë nuk do të luaj sërish në Arsenal”, tha futbollisti francez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›