E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Kosova bëhet cak i azilkërkuesve

Prishtinë, 19 gusht - Kosova ka filluar t’iu ofrojë strehim shtetasve të huaj të cilët, për arsye të ndryshme, kanë shprehur dëshirën të bëhen shtetas të vendit tonë. “Disa nga azilkërkuesit erdhën në Kosovë duke shpresuar se është vend me ekonomi të zhvilluar, kurse të tjerët erdhën nga vendet e krizës”, tha Islam Caka, drejtor i departamentit për shtetësi, azil dhe migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës. Ai shtoi se në fillim të këtij viti, është përuruar edhe një qendër ku strehohen azilkërkuesit.
”Kjo qendër aktualisht funksionon shumë mirë nga momenti kur është hapur dhe ka vend për 27 deri 29 persona . Kërkesat janë edhe me shumë se ky numër dhe ne jemi të obliguar t'i sistemojmë nëpër hotele të ndryshme. Aktualisht janë diku rreth 36 azilkërkues. Këta janë kryesisht nga vendet e Lindjes, por kemi edhe nga vendet e rajonit. Kemi edhe nga Serbia, por kemi pasur edhe nga Shqipëria. Nga vendet e Lindjes kemi nga Irani,Afganistani Pakistani”, tha ai për RTK-në.
Në momentin kur azilkërkuesit kapen në kufi, ata trajtohen sipas procedurave të parapara me ligj, tha Caka, i cili shpjegoi se organet kompetente të Kosovës përkujdesen për verifikimin e identitetit të secilit azilkërkues.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›