Turqia ndihmon në zhvillimin e bujqësisë kosovare

Prishtinë, 19 gusht – Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPRZH) dhe Agjencia Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtarë (TIKA) kanë nënshkruar sot në Prishtinë një memorandum mirëkuptimi, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, blegtorisë, si dhe trajnimin e bujqve dhe ekspertëve nga Kosova.
Ministri Blerand Stavileci tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe marrëveshjeve tjera që do të nënshkruhen, hapet një faqe e re e zhvillimit të sektorit të bujqësisë, blegtorisë dhe fushave tjera me rëndësi.
Sipas Stavilecit, ndihma e TIKA-s, përveç shkëmbimit të përvojave, do të ketë ndikim edhe në rritjen e punësimit dhe përparimit të bujqësisë.
Kryetari i agjencisë turke, Musa Kulaklikaya tha se me këtë memorandum janë të parapara disa projekte të rëndësishme për rehabilitimin dhe ndërtimin e serrave të reja.