E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe LDK mbështet aksionin e Qeverisë

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 13:26

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se ka ndjekur me vëmendje të thellë aksionin e mbrëmshëm të njësive speciale të Policisë së Kosovës, pas vendimit të Qeverisë, për të marrë nën kontroll Pikat kufitare 1 dhe 31, në Veri të vendit.Lidhja Demokratike e Kosovës përkrah çdo veprim të institucioneve të Republikës së Kosovës, që ka mbështetje në Kushtetutën e vendit dhe që është në funksion të sundimit të ligjit.

LDK, nëpërmes një komunikate shtypi, ka shprehur mbështetjen e plotë për Policinë e Kosovës dhe ka bërë thirrje për asistencë edhe të institucioneve gjegjëse ndërkombëtare me qëllim të kthimit të rendit dhe të ligjit në Veri të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se vetëm sundimi i rendit dhe i ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës krijon kushte për jetë të qetë dhe prosperuese për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë etnike të tyre.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›