E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe MFSK me dallavere

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka vendosur të dërgojë në ritenderim një aktivitet të Ministrisë së Forcës së Sigurisë, për shkak të shkeljeve të Ligjit të prokurimit publik. Kjo ministri në tenderin “Shërbimet dhe mirëmbajtjen e automjeteve xhip Mitsubishi” ka shpallur fituese kompaninë “Te Baci”, e cila përveç autorizimit të kontrabanduar për kryerjen e punëve, ka ofruar çmim të ulët jashtë normales. Ministria nuk është pajtuar me këtë. Nga Albulena Maloku më 01 shtator 2011 në ora 07:41

Nuk është vetëm çmimi më i shtrenjtë, dallaveret dhe kriteret, arsyeja se pse anulohen tenderët në Kosovë. Ministria e Forcës së Sigurisë ka bërë përjashtim nga kjo, duke shpërblyer me kontratë kompaninë, e cila kishte autorizim të kontrabanduar për kryerjen e punëve. Saktësisht, kompania kishte licencë nga një kompanie e palicencuar në Shqipëri.

FSK-ja, në tenderin për “Shërbimet dhe mirëmbajtjen e automjeteve xhip Mitsubishi”, ka përzgjedhur fitues të kësaj kontrate kompaninë “Te Baci”, nga Podujeva, e cila përveç që kishte ofruar çmim të ulët jashtë normales, ajo e kishte edhe autorizimin e kontrabanduar nga Shqipëria për këto automjete.

Në këtë tender, as nuk kanë qenë së paku tre operatorë ekonomikë të përgjegjshëm siç është e paraparë me ligj. E në momentin kur kjo ministri shpalli fituese kompaninë “Te Baci”, e shkeli Ligjin e prokurimit publik. Këtë e tha të mërkurën Organi Shqyrtues i Prokurimit. Në një vendim të OSHP-së, të marrë me 31 gusht, thuhet se për shkak të shkeljeve të Ligjit të prokurimit, ky aktivitet do të shkojë në ritenderim.

“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës të MFSK-së lidhur me aktivitetin prokurimit për tenderin ”Shërbimet e mirëmbajtës së automjeteve xhip Mitsubishi dhe lënda kthehet në ritenderim”, thuhet në vendimin e OSHP-së.
E, ankesat për dallavere të njërës nga kompanitë konkurruese në këtë tender, kishin bërë që OSHP-ja të vijë deri te ky vendim.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›