Vazhdon manipulimin

Borko Stefanovic ka vazhduar të keqinformojë për bisedimet Prishtinë –Beograd.
Dy ditë para raundit të pestë të bisedimeve që pritet të mbahet në Bruksel, Stefanovic ka folur për çështjen e vulave doganore, e cila pritet të jetë objekt bisedimesh dhe si pikë e mundshme e marrëveshjes mes palëve.
Stefanovic ka deklaruar se për palën serbe janë të pranueshme vetëm zgjidhje që janë “mjaftueshëm neutrale ndaj statusit” dhe në pajtim me Rezolutën 1244.
Ai ka theksuar se Serbia nuk pajtohet që në vulë të shkruajë “Republika e Kosovës” dhe që aty të jetë edhe stema e Kosovës.
Po ashtu, sipas Stefanovicit, edhe dokumentacioni përcjellës duhet të jetë neutral karshi statusit.
Negociatori serb nuk ka pranuar të flasë nëse Serbia është e gatshme që të pranojë një zgjidhje, e cila do të nënkuptonte dy vula- një me mbishkrimin Dogana e Kosovës dhe tjetrën UNMIK –Shërbimi Doganor i Kosovës ose EULEX –Shërbimi Doganor i Kosovës.
Ai ka theksuar se derisa nuk arrihet marrëveshja, nuk mund të flasë në lidhje me këtë, derisa ka potencuar se kur është fjala për temën e energjisë, palët janë larg arritjes së një marrëveshjeje.
Vulat doganore të Kosovës janë pranuar edhe nga OKB’ja dhe Bashkimi Europian.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...