E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Portugalia drejtë falimentimit?

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 13:30

Kryeministri portugez, Pedro Passos Coelho, ka paralajmëruar për rrezikun e pasojave të një falimentimi të mundshëm të shtetit.

Që kjo të mos ndodhë, edhe Portugalisë i nevojiten ndihma të reja financiare, tha Passos Coelho në televizionin portugez.

Kryeministri rikonfirmoi angazhimin e tij për masat e kursimeve të rëna dakord me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Vendi i tij duhet ti përmbahet "ekzakt" marrëveshjes. Portugalia e përfshirë nga borxhet e mëdha kishte marrë në maj miratimin e një kredie në lartësinë prej 78 miliardë euro.

Polemikat mbi politikën e reformave dhe të kursimeve të detyruara e kishin çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›