19.3 për qind e shqiptarëve paguajnë ryshfet

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 15:00
19.3 për qind e shqiptarëve paguajnë ryshfet në zyrat e shtetit, ndërsa sektori më i korruptuar është ai i shëndetësisë.
Kështu ka deklaruar Instituti i Statistikave (INSTAT), në raportin e publikuar për korrupsionin në Shqipëri, ndërsa thekson se vlera mesatare e dhënies së ryshfetit është 43 euro.
Sipas INSTAT-it, 70 për qind e shqiptarëve u japin ryshfet doktorëve dhe infermierëve, ndërsa theksohet se korrupsioni është më i shpeshtë në zonat rurale.