Sllovenia drejtë zgjedhjeve të parakohshme

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 16:00
Sllovenia, pas mosmarrëveshjeve që zgjatën për muaj të tërë brenda koalicionit qeverisës, ka gjasa që të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.
Parlamenti në kryeqytetin Lubjanë i hoqi votëbesimin qeverisë së kryeministrit Borut Pahor.
Vetëm një e treta e deputetëve votoi për një vazhdim të qeverisë aktuale të pakicës. Socialdemokratët deri tani në qeveri kanë edhe vetëm një muaj kohë që të kërkojnë një kryeministër të ri, për të siguruar një shumicë në parlament.
Megjithatë, vëzhguesit besojnë se ka gjasa që kjo të arrihet. Nëse jo, atëherë më së voni brenda këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet për një parlament të ri.