SHBA kishte planifikuar luftë me Britaninë!

Disa dokumente mjaft interesante, të cilësuar dikur si super-sekret, kanë dalë tani në dritë dhe tregojnë se synimi i Shteteve të Bashkuara në vitin 1930 ishte që të niste luftë me Britaninë.
Dokumentet e arkivave tregojnë se armiku kryesor për SHBA në atë kohë ishte Britania. Plani i Kuq quhej plani, për të sulmuar interesat britanike në Atlantikun e Veriut dhe në Kanada.
Masat ishin marrë të gjitha dhe plani quhej “Lufta me Perandorinë e Kuqe”, kështu cilësohej Britania prej amerikanëve.
Por pak vite më vonë, kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, ata u bënë aleatët më të ngushtë.
Në ato vite, Britania ishte perandoria më e madhe në botë, me flotën më të fuqishme.
Por SHBA po rritej ndjeshëm dhe e dinte se kishte vetëm një rrugë për të qenë e para: duke sulmuar më të fuqishmin.