E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Presidenti, shpresojmë në raundin e III

Berisha informoi deputetët në mbledhjen e grupit parlamentar edhe mbi takimin e mbrëmshëm të zhvilluar me drejtuesin e opozitës.

“Është dëshmuar qartë nga mazhoranca se ka krijuar frymën dhe kushtet për një votim të gjerë konsensual në Parlament. Në tërësi unë e kuptoj adrenalinën që qarkullon tek politikanët që ekziston në këtë periudhë. E vlerësoj shumë mirëkuptimin, se ky do të jetë një proces sa më i gjerë i mundshëm. Në këtë frymë dua t’iu them se konsultimet janë të pandërprera, qoftë midis aleatëve në mazhorancë, por edhe me opozitën. Në këtë kuadër, u zhvillua takimi në kryesinë e Kuvendit me z. Rama dhe z. Ruçi, ku mendoj se u shprehën gjerësisht pikëpamjet dhe qëndrimet e palëve”, tha Berisha.

Ai shtoi se ekspozenë e mazhorancës u argumentua vendosmëria për të ecur me një ujdi më të gjerë të mundshme, duke dalë jashtë fushës politike. “Në këtë kontekst, ne dolëm jashtë fushës politike, e cila në meritë duhet të ishte e para, por në problemin që krijon për konsensusin, ajo nuk mund të jetë e para. Duhet të jemi realist, nuk mund të ftosh opozitën, që të votojnë kandidatura të fushës dhe begraundit të mirëfilltë politik, nëse është fjala për konsensus të mirëfilltë”, shtoi.

Berisha u shpreh se kandidati i propozuar i plotëson të gjitha kriteret dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Partisë Demokratike. “Ajo çka spikat në përzgjedhjen tonë është një vlerësim pozitiv i qartë për kandidaturën e përzgjedhur. Unë u përpoqa të argumentoj mbështetjen ndaj kësaj kandidature si një mbështetje të merituar dhe jo partiake. Ai ka qenë për një kohë të gjatë pedagog universiteti. Paraqitja ishte plotësisht transparente, por ndërkohë, siç jeni dëshmitarë, qoftë edhe një herë të vetme, nuk kam deklaruar dhe nuk kam menduar se partia kryesore opozitare nuk duhet të propozojë, dhe se kandidaturat e saj do të paragjykohen. Preokupimi ynë duhet të jetë një proces thellësisht kushtetues. Besoj se jemi dakord që karrigia është posti i parë i Shtetit. Nuk mundet që të shkojmë poshtë ose të kërkojmë poshtë për të zgjidhur personin. Lart po, ndaj edhe në këtë kontekst ju garantoj në mënyrë të përsëritur do të bëjmë vlerësime për kandidaturat e Partisë Socialiste”, shtoi.

Kryeministri tha se shpresonte që në votimin e tretë të mund të zgjidhet një kandidaturë konsensuale. “Sot shqiptarët prisnin votimit dhe po vjen raundi i tretë. Urojmë që në raundin e tretë të votojmë kandidaturën më të mirë. Ne jemi të vendosur që të vazhdojmë të përpiqemi për mirëkuptimin më të gjerë të mundshëm sikundër dhe një vetëdije e thellë për çdo qytetar, për çdo politikan, ekziston se kryetari i shtetit duhet të ketë integritetin, dhuntinë dhe të gjithë vetitë dhe aftësitë për ta përfaqësuar me dinjitet kombin. Ftoj opozitën të shqyrtojë kandidaturën. Çfarë kam në zemër ua them. Se çfarë zgjedhim këto ditë në çdo kënd dhe qoshe dhe skaj jam i fundit që e marr vesh”, vijoi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-06-04 13:07
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›