Ivanko: Serbia nuk ka kërkuar leje për qarkullimin e trenit
Prishtinë -Zëdhënësi i UNMIK-ut në Kosovës Aleksander Ivanko, ka deklaruar si Beogradi nuk ka kërkuar leje pranë misionit të OKB-së, për qarkullimin e trenit të Serbisë nga Beogradi në Zveçan. "Për këtë çështje Beogradi nuk ka diskutuar me UNMIK-un dhe ne na vjen keq për këtë. Ne nuk kemi qenë të informuar që ky tren do të vinte në Kosovë", ka thënë për BBC së Ivanko, duke shtuar se "nuk ka një marrëveshje që do të lejonte hyrjen lirshëm të trenave të Serbisë në Kosovë".
Ndërkohë, Sekretari Shtetëror për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç ka thënë se nuk ka asnjë pengesë ligjore që mund ta ndalonte qarkullimin e trenave nga Serbia në territorin e Kosovës.
"Unë nuk mendoj se kjo shkel ndonjë dokument zyrtar, sepse deri tani treni ka ardhur deri në Leposaviç, ndërsa tani e ka zgjatur qarkullimin deri në Zveçan", ka thënë Ivanoviç. Sipas tij Serbia nuk ka nevojë të kërkojë leje për qarkullimin e trenave të saj në Kosovë, të cilën e konsideron "pjesë të territorit serb".