E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 18 të vdekur nga një shpërthim

Bagdad -Të pakën 18 persona mbetën të vdekur dhe 53 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një autobombe në Bagdad. Shpërthimi i fuqishëm, i cili u shoqërua edhe nga shpërthim tjetër, ndodhi pak kilometra ku kryeministri britanik Gordon Brown u takua me zyrtarë irakianë, bëri të ditur policia.Policë ndodheshin mes viktimave gjatë shpërthimeve, të cilat tronditën lagjen e Nadhas në qendër të Bagdadit pranë një stacioni të policisë rrugore dhe një spitali.

Kryeministri Brown mbërriti sot në mëngjez në Bagdad në vizitën e tij të katërt si kryeministër i Britanisë. Ai u takua me kryeministrin irakian Nuri al- Maliki dhe diskuptoi planet për tërheqjen e 4 100 trupave britanikë nga Iraku jugor në fund të qershorit të ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›