E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja 10-0 ishte legjitime

Selektori i Bahrejnit, Peter Taylor, ka insistuar se skuadra e tij “nuk bëri asgjë keq” në fitoren 10-0 ndaj Indonezisë në kuadër të fushatës kualifikuese për Kampionatin botëror, që u përcoll me hetime nga FIFA.

Sipas agjencisë së lajmeve AP, Taylor për rezultatin e thellë ka fajësuar Indonezinë për inkuadrimin e një skuadre pa përvojë.

Kurse FIFA ka njoftuar se planifikon të intervistojë gjyqtarët e ndeshjes, stafin teknik dhe futbollistët si pjesë e hetimeve të asaj që e përshkroi si “ndeshje e pazakonshme”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›