E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbllokoni rruget!

Partia Demokracia Sociale i kerkon qeverise te marre masa urgjente per te zgjidhur problemet e shkaktuara nga bllokimi i disa akseve rrugore si pasoje rreshjeve te debores. Sekretari Politik, i PDS-se, Artur Duckallari i beri thirrje ekzekutivit te shmange rendimin e metejshem te situates. "Nisur nga situata emergjente e izolimit nga debora e nje pjese te konsiderueshme te popullsise ne veri te vendit, ne rrethet Tropoje, Kukes, Shkoder, Peshkopi si dhe te nje sere komunash dhe fshatrash te thelle, PDS kerkon te merren masa urgjente per te nxjerre popullsine e zonave veriore nga izolimi i plote. Qeveria nuk duhet te kujtohet te marre masa, kur izolimi nga debora eshte bere fakt i kryer"- theksoi Duckallari. Edhe ne precedentet e meparshem, akse te shumta rrugore dhe zona malore kane pasur veshtiresi si pasoje e reshjeve te shumta te debores. Shpesh opozita ka kerkuar nga strukturat shteterore marrjen e masave paraprake per te mos lejuar shfaqjen e ketyre problemeve qe perseriten cdo dimer. I. S

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›