OSBE Probleme me listat presione ndaj administrates

Zyra e OSBE-se ne Tirane ka publikuar dje raportin e dyte per situaten zgjedhore ne Shqiperi ku ende vihen re probleme serioze. Duke e ndare raportin me pika te caktuara OSBE ka konstatuar probleme nga listat e votimit dhe KQZ-ja deri tek
dhuna ne fushate dhe presionet mbi administraten shteterore. Sipas raportit zyrtar ka disa mosperputhje te vogla ne numrin e pergjithshem te votuesve ne Listat Perfundimtare te Votuesve qe ka perdorur KQZ-ja dhe numrit te votuesve deklaruar nga Ministria e Brendshme. Me poshte Shekulli boton disa pjese te raportit. Probleme ne qendrat e votimit Me ligj qendrat e votimit QV duhet te kene ndermjet 150 dhe 1000 votues te regjistruar. Ne pothuajse te gjitha bashkite ka qendra votimi me me shume sesa kufiri ligjor prej 1000 votuesish ne disa raste deri ne 2000 votues. Pervec kesaj vendndodhja e QV-ve ne minibashkine 4 dhe 9 u be objekt debati pasi kryetaret u akuzuan per nderrim te vendndodhjes se QV-ve per arsye politike. Ne Kamez qarku i Tiranes PS kerkoi qe KQZ-ja te nderronte vendndodhjen e 22 QV-ve nga ambiente private ne ambiente publike me argumentin se disa ambiente nuk ishin te pershtatshme per votim dhe/ose ishin prone e mbeshtetesve te PD-se.
Dhuna ne fushate
Mjedisi i tensionuar politik i muajve te fundit eshte pasqyruar ne disa incidente te dhunshme te lidhura me fushaten. Minibashkia 7 ne Tirane eshte bere skena e disa
incidenteve. Me 18 prill nje sasi eksplozivi shpertheu jashte apartamentit te kandidatit te PS per kryetar minibashkie duke shkaktuar demtime te vogla. Me 21 prill nje person nderpreu nje aktivitet electoral te PS-se ne nje lokal dhe u pretendua se ishte duke kercenuar disa prej pjesemarresve. Me 19 prill u tentua ti vihej zjarri nje zyre elektorale te PS-se ne qytetin e Beratit. Goditjen me thike qe nuk perfundoi fatale ndaj mbeshtetesit te PS-se me 12 prill perpara nje aktiviteti elektoral te PS-se ne minibashkine numer 5 ne Tirane policia e vleresoi si te motivuar politikisht. Me 18 prill ne Sukth qarku Durres nje mbeshtetes i PS-se u rrah keqas ndersa perpiqej te varte flamujt perpara nje mitingu te PS-se. Pati edhe te shtena dhe u arrestua nje aktivist i PD-se per kanosje huliganizem dhe prishje te rendit publik. OSBE/ODIHR verejti ne Sukth mbizoterimin e dukshem te materialeve te fushates te PD-se dhe Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet anetare e koalicionit te kryesuar nga PD-ja. Ne nje incident ne rrethin e Matit qarku Diber nje mbeshtetes i PD-se u rrah keqas me pistolete nga nje aktivist i PS-se. Ne nje prej incidenteve ne Kamez qarku Tirane me 17 prill nje zenke e dhunshme ndermjet mbeshtetesve te PDse dhe PS-se perpara nje mitingu te PS-se rezultoi me plagosjen e nje mbeshtetesi te PD-se.
Presionet politike
Misionit te Vezhgimit te Zgjedhjeve te OSBE/ODIHR i jane raportuar nje numer akuzash nga shumica e rajoneve te vendit se ndaj administrates shteterore perfshire mesuesit dhe punonjesit e shendetesise si edhe studentet eshte ushtruar presion ose per te marre pjese ne aktivitetet e fushates te PD-se ose per te mos shkuar ne aktivitetet e opozites. Presione te tilla pretendohet te perfshijne kercenime per humbjen e vendit te punes ose nota te uleta per nxenesit. MVZ i OSBE/ODIHR i ka vleresuar si te besueshme tri raste presioni ndaj mesuesve per te marre pjese ne aktivitetet e fushates se PD-se ne Kamez dhe Vlore por deri me tani nuk ka mundur te konfirmoje pretendime te tjera. Presionet ne media Me 23 prill KQZ nxori nje vendim bazuar ne nje propozim te BMMse ku mediat udhezoheshin te transmetonin kasetat e dhena prej partive politike ne rast se ato nuk mund te sigurojne vete mbulimin e aktiviteteve elektorale. Vendimi i KQZ-se u jep partive kompetencen per te specifikuar ne median vizive shperndarjen e mbulimit ne lajme ndermjet aktiviteteve te parties dhe kandidateve. Duke vepruar keshtu ky vendim shkon pertej Kodit Zgjedhor i cili specifikon kohen e transmetimit te partive politike dhe jo te kandidateve gjate nje fushate zgjedhore. Ky vendim u lejon partive politike te kene ndikim ne vendimet editoriale te medias private.