E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe dy finale për Juventusin

Mesfushori Claudio Marchisio beson se Juventus mund të kualifikohet për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, por pranon se nuk guxon të humbë pikë në dy duelet e ardhshme kundër Chelseat dhe Shakhtar Donetskut.

Bianconerët mposhtën Nordsjaellandin 4-0 në Torino të mërkurën, por Chelsea mundi Shakhtarin 3-2, rezultat që mban gjigantin italian në pozitën e tretë.

“Ne mund të kualifikohemi dhe tani duhet të përqendrohemi në duelin e radhës me Chelsean. Do të jetë një finale për ne, njësoj sikurse që ishte kjo me Nordsjaellandin e do të jetë edhe takimi i fundit me Shakhtarin”, deklaroi Marchisio për UEFA.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›