E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk e deshi

Lionel Messi fajësoi finalizimin e dobët për humbjen e befasishme të Barcelonës nga Celticu 2-1 në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Ishte kjo humbja e parë e gjigantit katalan pas tri vitesh në fazën e grupeve të garës elite të skuadrave evropiane. Messi insiston se paraqitja e Barcelonës në Glasgow ka qenë më e mirë se ajo kur mposhti Celticun në Nou Camp muajin e kaluar. Megjithatë, Messi, Alexis Sanchez, Xavi dhe Andres Iniesta humbën një mori rastesh për shënim.

Transversalja e ndali Messin dhe Sanchezin, kurse portieri i Celticut, Fraser Forster bëri një numër pritjesh vendimtare, derisa vendësit kaluan në epërsi me golat nga Victor Wanyama dhe Tony Watt. Messi arriti të shënojë, por goli i tij shërbeu vetëm si ngushëllim për Barcelonën.

“Ne bëmë gjithçka, luajtëm më mirë se para dy javësh, por topi nuk deshi të hyjë. E njëjta gjë ndodhi edhe në Nou Camp. Ata u kthyen në mbrojtje dhe na prisnin në kundërsulme. Ata janë të rrezikshëm në ndërprerje dhe kështu shënuan të dy golat. Nuk na e deshi”, deklaroi Messi për ueb faqen zyrtare të Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›