E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre vjet pa humbje

Nuk është mësuar të humbasë në fazën e grupeve, ndonëse edhe në turet me eleminim direkt nuk është se e pëson shpesh. Barcelona kishte 3 vjet që nuk dështonte në ndeshje të tilla në Ligën e Kampionëve, ndonëse kjo ecuri mori fund në Gllazgou ndaj Sëlltikut, në grupin G.
Humbja 1-2 është identike si ajo e 29 shtatorit të vitit 2009, kur skuadra e atëhershme e Guardiolës mundej brenda në “Kamp Nou” nga Rubini i Kazanjit. Goli i Ibrahimoviçit nuk mjaftoi. Ishte sezoni kur Barça luajti në grup me Interin e Murinjos, duke i marrë 4 pikë dhe duke u eleminuar nga zikaltërit në gjysmëfinale.
Që nga ajo ditë, katalanasit luajtën 18 ndeshje me bilancin 14 fitore e 4 barazime. Humbja ndaj Sëlltikut nuk është se e rrezikon shumë Barçën, e cila i ka të gjitha shanset që të dalë e para në grup, veçse mund të quhet një sinjal alarmi.
Gjithsesi, edhe në “ferrin” skocez skuadra e Tito Vilanovës luajti futbollin e saj duke qenë dominuese nga fillimi deri në fund. Nuk është një turp të humbasësh kështu në futboll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›