E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe gjatë grevës, ofrohen shërbimet shëndetësore

Prishtinë - Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se pavarësisht grevës së bluzave të bardha që ka nisur tre ditë më parë, pacientët që shfaqin problem të ndryshme shëndetësore mund të kurohen nëpër qendrat spitalore në vend. “Nga raportet, që kanë arritur në Ministrinë e Shëndetësisë prej spitaleve rajonale, Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Qendrave të Shëndetit mendor dhe institucioneve tjera publike shëndetësore, konstatohet se ofrohen shërbimet e domosdoshme shëndetësore”, thuhet në njoftimin për shtyp të MSH.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›